Presidenti ShBA-së, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë ‘shumë alternativa’ në vazhdën e konfliktit, duke theksuar se Uashingtoni mund të tërhiqet në çdo moment, por synimi mbetet përfundimi i operacionit.
Trump vazhdoi duke përsëritur qëndrimin se Irani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore.
ShBA kishte dërguar armë gjatë protestave në Iran për të ndihmuar protestuesit, por ato përfunduan në duart e ‘një grupi njerëzish’, pa ofruar detaje shtesë mbi këtë çështje.
Irani ka refuzuar një armëpushim të përkohshëm dhe ka kërkuar një zgjidhje afatgjatë të konfliktit.
Përgjigja e Teheranit përfshin dhjetë pika kryesore për ndalimin e luftimeve, garantimin e kalimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, heqjen e sanksioneve ekonomike dhe rindërtimin e zonave të prekura nga lufta.
