Komandanti i KFOR-it, Ulutash, pritet nga gjenerali grek për të diskutuar për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oezkan Ulutash, ka pritur në takim gjeneralin grek, Alexandros Koufopoulos, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë në rajon.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se gjeneralmajori Ulutash krahas përkushtimit për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Greqisë në kuadër të këtij misioni ndër vite.

Takimi u përqendrua në situatën e sigurisë në rajon, dhe gjeneralmajori Ulutash riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.


- Advertisement -

Gjeneralmajori Ulutash shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj gjeneralit Koufopoulos për kontributin e gjatë dhe të vlefshëm të Greqisë në misionin e KFOR-it.


- Advertisement -