Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut, ku kërkohet respektimi i gjuhës shqipe.
Osmani shkruan: ‘Në përkrahje të studentëve!
Në përkrahje të gjuhës shqipe!
Në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë!’ Studentët kanë protestuar me flamuj shqiptarë dhe pankarta që kërkojnë ndalimin e diskriminimit institucional dhe provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën shqipe.
Ata kanë kërkuar respektimin e ligjit për gjuhët në vend.





