Hailey Bieber dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, janë fotografuar së bashku në New York, duke shijuar një mbrëmje romantike.
Modelja 29-vjeçare zgjodhi një kombinim elegant me ngjyrë të zezë prej sateni, duke veshur një bluzë me dekolte të hapur dhe një fjongo sateni në pjesën e gjoksit, të shoqëruar me një fund të gjatë që theksonte siluetën e saj.
Nga ana tjetër, Justin u shfaq me një xhaketë lëkure, duke dhënë një pamje tërheqëse.
Të dy plotësuan look-un e tyre me syze dielli.
Dalja e tyre vjen vetëm disa ditë para ditëlindjes së 30-të të Hailey-t, të cilën ajo do ta festojë të dielën.
Së fundmi, modelja ka folur edhe për një çështje personale shëndetësore, duke zbuluar në një intervistë për WWD se pas lindjes së djalit të saj, Jack, në vitin 2024, ka përjetuar çrregullimin disforik premenstrual (PMDD).
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

