Pas propozimit që i bëri Brikenës për të qenë e dashura e tij, Mateo duket se nuk po i jep pushim dhe vazhdon ta ndjekë nga afër.
Sipas pamjeve nga shtëpia e BBVA, ai përpiqet të puthë Brikenën, por ajo duket e rezervuar dhe nuk dëshiron të shkëmbejë puthje menjëherë.
Një moment i veçantë është kur Brikena po palos rrobat, ndërsa Mateo i afrohet duke u munduar ta puthë.
Ajo i thotë: “Jo tani, më vonë, më lër të palos rrobat”.
Mateo duket i qetë dhe i përgjigjet se do ta respektojë këtë, duke lënë të kuptohet se do të kërkojë sërish puthje më vonë.
Gjithashtu, gjuha e trupit të Brikenës tregon rezervën e saj: ajo shpesh e shtyn Mateon lehtë, dhe kur ai e përqafon apo e puth në qafë, pasi në buzë nuk e lejon, ajo qëndron e qetë dhe vetëm i vendos dorën në shpinë për të treguar kufijtë e saj.
