Një sasi prej shtatë kilogramësh kokainë e pastër është sekuestruar nga policia në Treviso, gjatë një kontrolli rutinë në zonën e San Trovaso, në komunën e Preganziol.
Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar 44-vjeçar, i cili rezultonte i parregullt në territor dhe pa vendbanim të përhershëm, i akuzuar për posedim droge me qëllim shpërndarjeje.
Përgjigjet kontradiktore i shtynë efektivët të kontrollonin më thellë makinën, ku zbuluan një çantë të errët të vendosur mes sediljeve.
Testet e kryera në komisariat konfirmuan menjëherë se bëhej fjalë për lëndë narkotike, e destinuar për tregun lokal, veçanërisht për fundjavën.
Policia sekuestroi gjithashtu telefonin celular të të arrestuarit, i cili pritet të ndihmojë në identifikimin e rrjetit të furnizimit dhe shpërndarjes.
