Raportohet rast i dhunës në familje në Shtërpcë: Burri dyshohet për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Shtërpcë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi mashkull ka njoftuar se dhëndri i tij po ushtronte dhunë ndaj vajzës së tij, me të cilën është i martuar.

Gjatë intervenimit policor, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie pa leje. “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *