KOSTT ka bërë të ditur se pas daljes jashtë funksionit të transformatorit TR3 në NS Ferizaj 1, janë vërejtur ndërprerje dhe reduktime në furnizimin me energji elektrike në zonën e Ferizajt.
Autoriteti ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për të zgjidhur situatën.
Pas përfundimit të procedurave, do të ndërmerren hapat e mëtejmë për stabilizimin e sistemit elektroenergjetik.
KOSTT thekson angazhimin për bashkëpunim të ngushtë me KEDS për menaxhimin efikas të situatës.





