Mbrëmja e sotme pritet të jetë vendimtare në Big Brother VIP Albania, pasi do të zbulohet emri i finalistit të parë të këtij edicioni.
Në televotim për këtë vend të rëndësishëm janë dy banore të forta: Brikena dhe Selini.
Të dyja kanë treguar lojë të fortë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Selini është konsideruar shpesh si një lojtare e fortë dhe e drejtpërdrejtë, duke u përfshirë në dinamika të rëndësishme të lojës.
Nga ana tjetër, Brikena ka arritur deri në këtë pikë, duke qenë në qendër të vëmendjes, sidomos për raportin e saj me Mateon, që ka ndikuar dukshëm në rrjedhën e lojës së saj.
Tani gjithçka mbetet në dorën e publikut.
Kush do të jetë finalistja e parë?





