Vjosa Osmani, mori pozitën e presidentes së vendit më 4 prill të 2021, teksa sot ishte dita e saj e fundit në krye të vendit.
Gjatë rrugëtimit të saj 5-vjeçar si e para e vendit, Osmani kishte takime të shpeshta në vende të ndryshme të botës.
Osmani gjatë mandatit të saj kishte raportuar se mori kërcënime në disa raste, rrugëtimi i saj si presidente u zhvillua me ballafaqime edhe me ish aleatët e saj partiak si Donika Gërvalla.
Ajo përfaqësoi vendin në OKB dhe shpërfaqi masakrat e Serbisë në Kosovë në Këshillin e Sigurimit.
Osmani kishte rol të madh në vitin e fundit të detyrës së saj si presidente, vendi kaloi në një periudhë të gjatë të ‘ngërçit politik’.
Osmani gjatë përfaqësimit diplomatik u shfaq krah më krah me presidentin amerikan, Donald Trump për Bordin e Paqes.
Në ditët e fundit të mandatit të saj, nuk u kandidua për presidente të vendit nga partia në pushtet, ajo me dekret shpërndau Kuvendin e Kosovës.
Ky dekret megjithatë nga Gjykata Kushtetuese u vendos që të mos ketë efekt juridik, pasi Kushtetuesja vlerësoi se Kuvendi ka kohë edhe 34 ditë deri në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Osmani përfundoi detyrën e saj si presidente e vendit sot me 4 prill, duke ia liruar vendin kryeparlamentares, Albulena Haxhiu e cila do të ushtrojë detyrën e presidentes deri në zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi.
