Debati mbi zëvendësimin e aktorit në rolin e Aragornit në Lord of the Rings

Françiza e “Lord of the Rings” ka nxitur debate pasi u njoftua se Aragorn nuk do të rikthehet nga Viggo Mortensen, i cili tani ka 67 vjeç, në filmin paraprak “The Hunt for Gollum”.

Rolin e tij do ta marrë aktori 29-vjeçar Leo Woodall, i njohur për serialet “The White Lotus” dhe “One Day”.

Andy Serkis, i cili drejton filmin dhe luan Gollumin, konfirmoi: “Po e ripërcaktojmë rolin dhe jemi në rrugën e duhur për të gjetur dikë”.


- Advertisement -

Elijah Wood, që rikthehet si Frodo, tha se roli i Aragornit është sfidues, por Woodall “do të jetë shkëlqyeshëm”.

Vendimi ka shkaktuar reagime të ashpra nga fansat, disa duke thënë se filmi nuk do të jetë i njëjtë pa Mortensen, ndërsa të tjerë e quajtën mungesë respekti ndaj trashëgimisë së françizës, shkruan DailyMail.

Filmi do të tregojë ngjarjet midis “The Hobbit” dhe trilogjisë origjinale, duke ndjekur Aragornin dhe Gandalfin në kërkimin për të gjetur Gollumin dhe për të zbuluar më shumë për unazën e Bilbos.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *