Arbër Hajdari ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për eksperiencën e tij si opinionist në Big Brother VIP Albania, për punën humanitare në fondacionin “Fundjava Ndryshe” dhe për jetën e tij familjare.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte një letër e veçantë dhe shumë emocionale nga babai i tij, Shkëlqim Hajdari.
Në letër, babai shprehet se është krenar për Arbrin dhe thekson se gjatë një periudhe të vështirë shëndetësore, Arbri mori përsipër detyra të rëndësishme familjare dhe i kryeu me dinjitet.
Ai gjithashtu i uron sukses në jetë dhe i kujton rëndësinë e kontributit ndaj familjes dhe komunitetit.
Dëshmitarët e punëve që bën ti janë të shumtë, kudo ku ka shqiptarë që punojnë e jetojnë.
