Ramush Haradinaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit dhe shprehet për anëtarësimin e Ushtrisë së Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar NATO-n në 77-vjetorin e themelimit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Ushtria e Kosovës është e gatshme për t’u bërë anëtare e kësaj aleance. ‘Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë’, tha Haradinaj.

Ai dërgoi urimet dhe mirënjohjen ‘më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë’.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *