Premiera e filmit “Policë për jetë” në Cineplexx Kosova: Një hap i madh për kinemanë shqiptare

Të premten mbrëma, dritat e Cineplexx Kosova u fikën pak më ndryshe se zakonisht: jo vetëm për të hapur një tjetër shfaqje filmi, por për të shënuar një moment të veçantë për kinemanë shqiptare.

Në një atmosferë gala, mes shumë të pranishmëve dhe figurave publike, u dha premiera e filmit “Policë për jetë” – një ngjarje që mori vëmendje të madhe edhe për një arsye tjetër të rëndësishme.

Ky projekt vjen si filmi i parë shqiptar që shfaqet në formatin IMAX, duke e ngritur përjetimin vizual dhe ritmin e aksionit në një nivel tjetër, në një sallë ku çdo detaj duket më afër dhe çdo skenë ndihet më e madhe.


- Advertisement -

Në ambientin e mbushur me të ftuar, duartrokitjet dhe reagimet gjatë shfaqjes krijuan përshtypjen e një pritjeje pozitive: filmi pati impakt të mirë te publiku, duke sjellë energji, humor dhe tension filmik në të njëjtën kohë.

Filmi sjell një histori me ritëm të shpejtë, ku ndërthuren komedia dhe aksioni: gjatë një mbrëmjeje gala luksoze, një objekt me vlerë të jashtëzakonshme vidhet nga një hajdut i famshëm dhe misterioz.

Dy detektivë problematikë, por jashtëzakonisht efektivë – Xhino dhe Maksimilian – detyrohen të bashkojnë sërish forcat për ta zgjidhur rastin.

Por hetimet e tyre të “çmendura” zbulojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për një grabitje të zakonshme, pasi objekti i vjedhur fsheh një sekret të errët që mund të trondisë gjithë vendin.

Në rolet kryesore janë Nik Xhelilaj, Olsi Bylyku dhe prezantuesja e këngëtarja Luana Vjollca, e cila në këtë projekt vjen me një rol që po ngjall kureshtje te publiku. “Magjia e kinemasë” sjell për herë të parë si aktore Luana Vjollcën


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *