Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Via Piave, në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e çatisë së një ndërtese.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.
Përpjekjet për ta ndihmuar kanë qenë të pasuksesshme.
Menjëherë pas incidentit, ekipet e urgjencës dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për hetimet e mëtejshme.
Hetimet janë përqendruar në oborrin e ndërtesës dhe zonën ku ndodhi rënia tragjike e djalit. /TCh





