Detajet e reja nga ngjarja tragjike në Vlorë: 63-vjeçari humb jetën pas një konflikti banal

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti banal humbi jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Sipas burimeve nga policia e Vlorës, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të disa ditëve më parë, që djali i viktimës – i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmë mjekësore në spital, kishte me autorin.

Babë e bir kanë shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin dhe për të sqaruar konfliktin.


- Advertisement -

Në momentin e përplasjes, autori ndodhej në makinë, ndërsa viktima dhe djali i tij i janë afruar.

Situata ka agravuar në përplasje fizike mes palëve, me goditje me grushte dhe shkelma.

Autori e ka goditur 63-vjeçarin dy herë me grushte dhe një herë me shkelm, duke bërë që viktima të përplaset në tokë dhe të humbasë jetën.

Pas ngjarjes, autori së bashku me dy shokët e tij, të cilët janë identifikuar, janë larguar me makinë nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, viktima u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë, ndërsa djali i tij mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *