Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uron NATO-n në 77-vjetorin e saj

Kreu i shtetit të Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj, duke riafirmuar angazhimin e vendit për të qenë një partner i palëkundur në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të përbashkët.

Presidenti Begaj e cilëson NATO-n si një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke theksuar se ajo është një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët.

NATO vazhdon të mbetet simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë euroatlantike.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *