Ka kaluar më shumë se një orë që nga koha kur do duhej të niste vazhdimi i seancës së Kuvendit, ku në rend dite ndodhet edhe Ligji për Gjykatën Speciale.
Seanca e thirrur për në orën 10:00, ende nuk ka filluar, duke shënuar tani orën 11:15. 10:43 – Vonohet seanca ku pritet të votohet Ligji për Gjykatën Speciale.
Kuvendi i Kosovës kishte planifikuar vazhdimin e seancës së ndërprerë ditë më parë.
Megjithatë, pas më shumë se 40 minutash, vetëm deputetët e LDK-së janë të pranishëm në sallën e Kuvendit, ndërsa seanca nuk ka nisur akoma.
Më herët, Bedri Hamza dhe Vlora Çitaku nga PDK-ja janë takuar me kryeministrin Albin Kurti. “Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë.
Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha Çitaku, u.d. e kryetares së PDK-së.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

