Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara në një autobus ndërkombëtar në Merdare.
Pas një kontrolli të detajuar, janë gjetur cigare elektronike të fshehura me vlerë prej 10,000 euro.
Dogana ka ndaluar përkohësisht mallin deri në përfundimin e procedurave administrative.





