Dyshimet për jetën sentimentale të Anjezës kanë krijuar një tjetër debat brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Valdeti ka shprehur hapur dyshimet e tij, duke thënë se nuk beson se Anjeza ka një të dashur jashtë, ashtu siç ajo ka deklaruar më parë.
Gjatë një përballjeje me Anjezën, Valdeti theksoi se është i vendosur në mendimin e tij dhe se nuk do ta ndryshojë derisa të ketë prova personale. “Unë fjalës sime i qëndroj pas,” tha ai.
Ai vazhdoi: “Unë nuk besoj që ti ke të dashur dhe fjala ime mbetet ashtu, deri në momentin kur e shoh, përballem direkt me të.” Anjeza i është përgjigjur kësaj duke pyetur: “Pse duhet të përballesh direkt me të?” Valdeti ka sqaruar se nëse ai del jashtë dhe e sheh Anjezën me të dashurin e saj, ai do t’i kërkojë falje. “Unë e kam atë mendim dhe nuk e ndërroj,” përfundoi ai.
Përveç kësaj, disa komentues kanë ngritur dyshime se deklarata e Anjezës për një lidhje jashtë shtëpisë mund të jetë një taktikë e lojës që ajo ka në mendje.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

