Barcelona dhe Bayern Munich po e shikojnë me vëmendje mesfushorin rus të Galatasarayt, Aleksei Batrakov, i cili ka nisur një aventurë të shkëlqyer në futbollin turk.
Në moshën 21-vjeçare, ai është shndërruar në një nga talente më të spikatur në Evropë, falë paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme që nga transferimi te Galatasaray gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.
Batrakov iu bashkua klubit turk nga Lokomotiv Moska për 25 milionë euro dhe nuk ka vonuar për të treguar vlerat e tij.
Ai është vendosur shpejt në mesin e futbollistëve kryesorë të skuadrës, duke pasur një ndikim të madh në repartin ofensiv.
Shifrat e tij flasin vetë: gjashtë gola dhe katër asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat.
Ky mesfushor ofensiv ka treguar se, përveç organizimit të lojës, mund të jetë vendimtar edhe në fazën e finalizimit.
Ai ka shkëlqyer gjithashtu në Ligën e Kampionëve, ku ka realizuar katër gola, duke dëshmuar se mund të bëjë diferencën edhe në nivelin më të lartë të futbollit evropian.
Sipas gazetës turke Fanatik, e cila është raportuar edhe nga mediumi francez Foot Mercato, Barcelona dhe Bayern Munich kanë nisur ta monitorojnë nga afër situatën e 21-vjeçarit, pasi paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë.

