Ministrja e Tregtisë: Qeveria e Kosovës nuk po fshihet pas përgjegjësive lidhur me rritjen e çmimeve

Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar gjatë seancës së jashtëzakonshme se Qeveria nuk po fshihet pas përgjegjësive lidhur me rritjen e çmimeve, përfshirë atë të naftës. “Ne në asnjë mënyrë nuk po fshihemi pas përgjegjësive që na takojnë.

Diskutimi ynë është fokusuar tek kostoja e lartë e jetesës dhe rritja e çmimeve,” tha ajo.

Sipas Kusari Lilës, javën e ardhshme do të diskutohet një çmim që siç tha ajo e adreson shportën bazë, njofton Klankosova.tv. “Si rrjedhojë e kësaj do të diskutohet javën e ardhshme këtu në Kuvendin e Kosovës një çmim që e adreson shportën bazë.


- Advertisement -

Gjithashtu janë në përgatitje edhe rishikimi i buxhetit që u kërkua përfshirë edhe pakon për ballafaqimin me masën për ballafaqimin me inflacionin për qytetarë dhe kategoritë në nevojë.”


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *