Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë fjalimit të saj në seancën e sotme plenare kritikoi kryeministrin Kurti për situatën ekonomike dhe i propozoi të zvogëlojë numrin e ministrive në kabinetin e tij për të mundësuar subvencionimin e naftëtarëve.
Musliu tha se kabinetin duhet ta zvogëlojë në 12 ministri, siç ishte premtuar në opozitë, për të kursyer mjaftueshëm për subvencionimin e naftëtarëve.
Ajo gjithashtu kritikoi kryeministrin për shpenzimet e tepërta në ministrive.
Në një moment të fjalës së saj, Musliu ndërhyri duke i ‘kapur’ mikrofonin kryeministrit Kurti, duke i ndaluar fjalën në foltore.





