Blerta Deliu – Kodra akuzon Albin Kurtin për mashtrim në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, “mashtrues”, në diskutimin që po bëhet në Kuvend, pas fjalës së tij për situatën me çmimin e naftës në Kosovë.

Deliu ia riktheu Kurtit një postim të tij, të vitit 2018, ku thoshte se “me qeverisjen e VV-së, lirohet nafta për traktorët e bujqve…”. “Mos ma ndërprej fjalën asnjëherë zoti Gola.

Kush s’ia ndërprejti fjalën kryeministri, as dje e as sot.


- Advertisement -

Ti kryeministër je mashtrues i madh, ti e ke hallin sot qysh me çu këtë vend në zgjedhje, për shkak të paaftësisë tande me qeveris, me propagandë e diktaturë, që s’po don me ndalë asnjëherë.”


- Advertisement -