Ne kuader te mirembajtjes se kapaciteteve operacionale, kompanite e Regjimentit te tretë te Forcave Tokesore te Forcës se Sigurisë kanë realizuar me sukses ushtrimet fushore në nivel skuadre dhe togu.
FSK njofton se stërvitjet u kryen me qellim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale të personelit.
Ushtrimet fushore “Kilo Mike”, “Stuhia e Marsit 2026” dhe “Sierra 26” kishin për qellim ngritjen dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve në Operacione të Mbështetjes Logjistike, zhvillimin e shkathtësive taktike individuale në përmbushjen e misionit, testimi i gatishmërisë fizike të personelit, përmirësimi i koordinimit ndër-njerëzor, operimi në kushte të vështira dhe reagimi ndaj kërcënimeve në terren kodrinoro-malor.
Këto ushtrime dëshmojnë përkushtimin e ushtarakëve në arritjen e standardeve të larta profesionale dhe operacionale, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme të njësive në përmbushjen e misionit.
