Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, reagon ndaj shpifjeve kundër Ramush Haradinajt

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar në Facebook ndaj një qytetari që ka komentuar postimin e autorit të emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi, duke u referuar rëndë Ramush Haradinajt.

Haradinaj ka theksuar se komentuesit e tillë do të përballen me drejtësinë për shpifjet e tyre. ‘Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn.

Autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë.’


- Advertisement -


- Advertisement -