Në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, qytetarët protestuan me pankarta në duar, duke kërkuar që nevojat e fëmijëve të trajtohen me seriozitet. “S’po lypim lëmoshë, po lypim atë që fëmijëve tanë u takon!”, ishin fjalët që dëgjoheshin, duke theksuar se “Nevojat e fëmijëve nuk kanë vit fiskal”.
Protesta e organizuar nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, i përbërë nga 35 organizata anëtare, si dhe Rrjeti i Grave të Kosovës me 108 organizata anëtare, shërben si një kujtesë se “Shërbimet sociale janë nevojë, jo privilegj” dhe se “Shërbimet sociale nuk mbahen me premtime”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

