Erodimi i dheut në Gjilan dhe bllokim i rrugës në Pejë, reagimi i shpejtë i MIT-së për sigurinë rrugore

Gjatë natës së kaluar, u konstatua erodimi i dheut në aksin Gjilan-Stanqiq dhe bllokim i rrugës në aksin Pejë-Rugovë nga rrëshqitja e gurëve, duke sjellë rrezik për qarkullimin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë për menaxhimin e situatës.

Në aksin Pejë-Rugovë, është evituar rreziku i gurit të madh dhe hapja e një korse, ndërsa segmentet janë të sinjalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm.


- Advertisement -

Qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa ekipet punojnë intensivisht për rregullimin e situatës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është e përkushtuar për reagime të shpejta dhe sigurinë e segmenteve rrugore.


- Advertisement -