U.d. e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me ish-kryetarin Bedri Hamza, zhvilluan një takim mëngjesin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti.
Pas këtij takimi, ku u diskutua për Ligjin për Specialen, Çitaku dha një prononcim për mediat. “Nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, i kemi vetëm në procedurë.
Diskutohet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha ajo.
E pyetur nëse Ligji për Specialen do të dalë për votim sot në Kuvend, Çitaku u përgjigj shkurt: “Po, besoj që po”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

