Ministri i Brendshëm prezanton Projektligjin për Shtetësinë e Kosovës: Lehtësime për rikthimin e shtetasve

Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, paraqiti Projektligjin e ri për Shtetësinë e Kosovës gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Ai theksoi se kjo nismë do të ndihmojë diasporën në procesin e rikthimit të shtetësisë së tyre.

Ministri shtoi se ky projektligj përputhet me standardet ndërkombëtare dhe do të lehtësojë procedurat për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë humbur shtetësinë për shkak të kufizimeve në vendet e tyre të qëndrimit.


- Advertisement -

Projektligji u miratua pa asnjë kundërshtim.


- Advertisement -