Zyrtari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka denoncuar se gjatë muajit janar 2026, komunat e Kosovës u janë marrë mbi 31.6 milionë euro nga ekzekutimi i vendimeve gjyqësore.
Kjo është një goditje e rëndë për financat lokale dhe funksionimin e pushtetit lokal.
Sipas Ibrahimit, kjo është një krizë financiare e shkaktuar nga mungesa e veprimit të Qeverisë, me Prizrenin, Ferizajn, Rahovecin, Vushtrrinë, si dhe komunat e tjera të goditura rëndë.
Trendi i goditjeve financiare është i alarmueshëm dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria për të parandaluar një kolaps të plotë financiar.





