Muaji prill ka filluar me mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu në shumicën e territorit.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale pritet të jenë mes 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë nga 8 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.





