Carlo Ancelotti ka dhënë një përgjigje përfundimtare në lidhje me Neymar Jr si pjesë e Kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës.
Tekniku italian ka pothuajse finalizuar listën prej 26 lojtarësh për Seleksionin brazilian, dhe emri i numrit 10 nuk është pjesë e saj.
Neymar u lë jashtë për shkak të rikuperimit nga një dëmtim muskulor.
Në këtë skenar, tre lojtarë po luftojnë për dy vende: Lucas Paquetá, Endrick dhe Igor Thiago.
Vendimi mund të shënojë fundin e një epoke për Brazilin, duke synuar një ekip më të balancuar dhe fleksibël.
Lista përfundimtare pritet të dalë më 18 maj.





