Mjekja shtatzënë e sulmuar nga qentë endacakë në QKUK liruar nga spitali: Detajet e trajtimit të vazhdueshëm

Mjekja shtatzënë e cila u sulmua nga qentë endacakë të premtën në QKUK është liruar nga spitali të mërkurën, pas disa ditësh të trajtimit në Klinikën e Gjinekologjisë.

Ajo i ka pasur 10 plagë të cilat i kanë kulluar vazhdimisht në trajtim, ka pasur CRP të lartë pra, prani të infeksionit të lartë në organizëm duke u trajtuar me antibiotikë si dhe me ankthe e gjendje të rënduar psiqike-emocionale, për të cilën disa herë e ka vizituar edhe psikiatri.

Në trajtimin dhe monitorimin e saj kanë marrë pjesë gjinekologë, infektologë, kirurgë plastikë dhe psikiatër.


- Advertisement -

Menaxhmeti i QKUK-së nuk ka reaguar për të shprehur shqetësimin për të.

Mjekja që u sulmua nga qentë vazhdon trajtimin në Kirurgjinë Plastike.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *