Kuvendi i Kosovës do të mbahet nesër në seancë të jashtëzakonshme me qëllim shqyrtimin e një rezolute për rritjen e çmimeve të naftës dhe mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë në koston e jetës.
Në këtë seancë, LDK-ja, me përkrahjen e deputetëve të PDK-së dhe AAK-së, do të diskutojë nevojën për veprime të menjëhershme për të parandaluar rritjen e çmimeve që po shtrenjtojnë qytetarët.
Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka theksuar urgjencën e ndërhyrjes së ekzekutivit për këtë çështje duke kërkuar transparencë dhe masa konkrete.
Seanca fillon në orën 11:00.





