Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.R., me 4 muaj burgim efektiv për kanosjen e një personi pas mosmarrëveshjes lidhur me një pronë.
Aktgjykimi u shpall nga gjyqtarja Mimoza Maloku-Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i pandehuri e kishte kanosur të dëmtuarin me fjalët ‘pa më vra mu ti këtë tokë sun e gëzon, as ti as djemt e tu…’.





