Federata e Futbollit e Kosovës promovon mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Federata e Futbollit të Kosovës është bashkuar për të promovuar mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen.

Përmes një postimi në Facebook, FFK ka theksuar se futbolli është gjuha universale që i bashkon të gjithë, pa dallim. ‘Në fushë dhe jashtë saj, fuqia e futbollit krijon hapësira të barabarta, ku secili ka mundësinë të shprehet, të zhvillohet dhe të ndihet i pranuar’, ka shkruar federata.

Federata e Futbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativat që promovojnë gjithëpërfshirjen nëpërmjet projekteve të programit të Grassroots. ‘Së bashku, ndërtojmë një shoqëri më të hapur’.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *