Të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë po konsumojnë gjithmonë e më pak pije alkoolike.
Studimet e fundit tregojnë se brezat e rinj po i largohen këtij vesi, ndërsa përdorimi i kokainës i kombinuar me alkool po rritet.
Mjekët toksikologë shqetësohen për trendin e ri të përdorimit të kokainës nga të rinjtë.
Përdorimi i drogës sjell shqetësime shëndetësore për të rinjtë, përfshi ato që lidhen me shëndetin mendor.





