Arnold Schwarzenegger viziton Belfastin dhe merr doktoraturë nderi

Arnold Schwarzenegger u kthye në Belfast, dekada pasi vizitoi për herë të parë qytetin si një bodibilder i ri, ku iu dha një nder i veçantë.

Konkretisht, Universiteti i Ulsterit organizoi një pritje zyrtare dhe i dha një doktoraturë nderi yllit të Hollivudit, i cili më vonë ndërtoi një karrierë politike.

Ai u vlerësua për kontributin e tij në shërbimin publik, avokimin për mbrojtjen e mjedisit dhe artin.


- Advertisement -

Duke folur në këtë aktivitet, Schwarzenegger theksoi se vizita e tij e parë në Belfast në vitin 1966 ishte një pikë kthese në jetën e tij, sepse ishte hera e parë që ai kishte folur në publik.

Ai kujtoi se në atë kohë nuk dinte anglisht dhe gati sa nuk i ra të fikët kur iu kërkua t’i drejtohej turmës në një garë bodybuilding-u.

Me ndihmën e prezantuesit, ai arriti të thoshte disa fjalë dhe publiku e shpërbleu me duartrokitje. ‘Ajo që ndodhi atë ditë në Belfast ishte shumë e rëndësishme për mua, sepse çdo herë pas kësaj, pasi fitoja një konkurs, shkoja te mikrofoni. Çdo herë flisja gjithnjë e më shumë dhe në fund nuk mund të më mbyllnin gojën, më pëlqen shumë të flas në publik,’ kujtoi ai.

Vizita e tij e parë në Irlandën e Veriut në vitin 1966 ishte me ftesë të një gjyqtari vendas të bodybuildingut.

Pa para, atleti i panjohur në atë kohë kaloi natën në shtëpinë e një mikpritësi në Dundonald, ku, thuhet, iu shtrua një vakt tradicional.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *