Në Qendrën Emergjente në QKUK, një 30-vjeçar nga fshati Ruhot i Pejës ka humbur jetën si rezultat i plagëve të marrë nga arma e zjarrit.
Informacioni vjen nga burime zyrtare, ndërsa vdekjen e tij e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë.
Valmir Berisha, i lindur në vitin 1996, nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur në orën 18:20.
Kanë qenë momente tragjike për të gjithë.





