Komuna e Mitrovicës ndan 50 euro për fëmijë autikë në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit

Në Ditën Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, Komuna e Mitrovicës ka ndarë nga 50 euro për fëmijët autikë.

Kryetari i kësaj komune, Faton Peci, ka shprehur se ky vendim është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional.

Ai gjithashtu ka deklaruar zotimin për të ofruar mbështetje edhe në forma të tjera për këtë kategori. “Angazhimet tona do të jenë gjithëpërfshirëse për të avancuar pozitën dhe ngritur kualitetin e shërbimeve ndaj kësaj kategorie.


- Advertisement -

Një shoqëri e avancuar përkujdeset për secilën kategori”, ka shkruar ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *