“Foshnjat që askush nuk i kërkoi” fillon me rrëfimin e kryetares së Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Xhyla Haziri, e cila tregon për dy foshnja të varrosura në varrezat e Mitrovicës.
Ato ishin gjetur të vdekura në luftë.
Një mister që mbetet i pazbuluar pas 27 vjetësh.
Dokumentari “VARRE PA EMËR” hedh dritë mbi fatin e të pagjeturve nga lufta në Kosovë dhe çështjet e varrimeve të tyre.
Emisioni shpalos dilemat rreth identifikimit të eshtrave dhe hezitimin e familjarëve për analizat e ADN-së.
Gjeni më shumë në emisionin e plotë.





