Gent Hazizi rikthehet në Shqip Up Comedy Festival në Këln, Gjermani: Një natë e garantuar me të qeshura!

Aktori i njohur shqiptar Gent Hazizi rikthehet sërish në skenën e Shqip Up Comedy Festival, kësaj here me një paraqitje të veçantë në edicionin e parë që do të mbahet në Këln, Gjermani.

Pas një paraqitjeje shumë të suksesshme në edicionin e dytë të festivalit të mbajtur në Cyrih, komediani shqiptar rikthehet pas disa vitesh për t’u bërë pjesë e këtij organizimi, i cili për herë të parë do të zhvillohet jashtë Zvicrës në një format të veçantë për publikun shqiptar në Gjermani.

Më 25 prill do të mbahet ky edicion special i “Shqip Up Comedy Festival”, pas katër edicioneve shumë të suksesshme në Cyrih, duke sjellë në skenë emra të njohur të humorit shqiptar dhe një atmosferë të garantuar me të qeshura.


- Advertisement -

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetin social Instagram nga organizatorët, Gent Hazizi cilësohet si një ndër emrat më të fuqishëm të skenës së humorit shqiptar, i cili do të sjellë një performancë plot stil, ironi dhe humor pa ndalim.

Ngjarja do të mbahet në ambientet e Eltzhof Kulturgut, duke premtuar një natë stand-up comedy me atmosferë unike dhe emocione të forta për publikun, teksa për të gjithë të interesuarit, biletat mund t’i gjejnë duke klikuar KËTU.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *