Reagimi i Meliza Haradinajt për Vizitën e Jakup Krasniqit: Një Poshtërim për Kosovën

0
15
- Advertisement -

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka cilësuar si poshtëruese për shtetin e Kosovës pamjet e sotme nga vizita e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Haradinaj ka hedhur kritika për praninë e pjesëtarëve të armatosur të EULEX-it para shtëpisë së Krasniqit.

Sipas saj, Policia e Kosovës ka pasur obligim të ketë një rol më të madh në këtë proces. “Ato pamje të ushtarëve të EULEX-it, të cilët qëndronin para shtëpisë së Krasniqit, të armatosur deri në dhëmbë, ma kujtojnë kohën kur u arrestua Jakup Krasniqi.

Ishte përdhosje e shtetit të Kosovës.

Ata që e kanë votuar atëherë këtë Gjykatë, është dashur të kërkojnë protokolle se si duhet të kryhen arrestimet.

Ne kemi shtet, kemi polici.

- Advertisement -

Policia e Kosovës kujdesej për trafikun derisa ata lëviznin.

Edhe sot, në vitin 2026, kjo është poshtërim i vendit nga EULEX-i.

Në shtetet demokratike, shtëpitë e ish-krerëve të shtetit ruhen, jo ashtu siç ka ndodhur në vitin 2020”, deklaroi Haradinaj.

Ajo gjithashtu theksoi se kjo situatë duhet të shërbejë si alarm për Qeverinë e Kosovës. “Kjo është dashur të ishte alarm për Qeverinë e Kosovës, edhe pse unë kam pritshmëri të ulëta edhe nga grupi strategjik.

Deri tani, është kot”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here