Arsenali po e ndjek me vëmendje sulmuesin e Bournemouthit, Eli Junior Kroupi, por çmimi prej 115 milionë eurosh mund ta vështirësojë transferimin e tij gjatë merkatës së janarit.
Trajneri Mikel Arteta e vlerëson shumë talentin francez dhe e sheh si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv.
Megjithatë, sigurimi i shërbimeve të tij në mes të sezonit duket i komplikuar, pasi Bournemouthi nuk ka ndërmend të lehtësojë ndarjen me një nga lojtarët më premtues të skuadrës.
Sipas një burimi nga Britania, klubi anglez mund të kërkojë rreth 115 milionë euro për ta konsideruar shitjen e 20-vjeçarit, një kërkesë që tregon qartë se Bournemouthi dëshiron ta mbajë sulmuesin deri në përfundim të sezonit.
Arsenali tani duhet të vendosë nëse do të provojë për një transferim të shtrenjtë që në janar, apo do të presë deri në verë për të bërë një lëvizje më konkrete.
Megjithatë, “Topçinjtë” nuk janë të vetmit që kanë shprehur interes për Kroupin.
Edhe Paris Saint-Germain është duke e monitoruar situatën e tij, ndërsa më parë interesim për sulmuesin kanë shfaqur Barcelona, Manchester City dhe Tottenhami.
Konkurrenca nga klubet e njohura evropiane mund të ndihmojë në krijimin e një gare të fortë për transferimin e tij, por Arsenali duhet të jetë i kujdesshëm që të mos marrë një vendim të nxituar financiar në një afat kalimtar dimëror, i cili zakonisht është më i vështirë për realizimin e marrëveshjeve të mëdha.
Kroupi vazhdon të tregojë gjithnjë e më shumë potencialin e tij si një nga talente më premtues të futbollit anglez.

