Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar dhe dënuar sulmet kibernetike ndaj portalit Vox Kosova.
AGK ka shprehur shqetësimin për valën e sulmeve dhe ka kërkuar hetimet e nevojshme për gjetjen dhe dënimin e autorëve.
Sulmet konsiderohen si kërcënim për lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.





