Shoqata e Radiologëve e Kosovës shprehet për shqetësime për procedurën e konkursit për mjekë specialistë

Shoqata e Radiologëve të Kosovës ka reaguar lidhur me procedurën e konkursit për pozitën e mjekut specialist në Radiologji, duke ngritur shqetësime serioze për parregullsi profesionale dhe metodologjike gjatë testimit dhe vlerësimit të kandidatëve.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, thuhet se disa nga pyetjet e testit dhe çelësi zyrtar i përgjigjeve kanë qenë të pasakta dhe jo në përputhje me standardet e literaturës profesionale, duke cenuar kështu, siç thuhet në reagim, parimet e barazisë, objektivitetit dhe meritokracisë.

Në veçanti, kjo shoqatë thekson rastet e pyetjeve konkrete, si ato me numër 14 dhe 12, ku sipas analizës profesionale kanë ekzistuar më shumë alternativa të sakta sesa ato të pranuara nga komisioni vlerësues.


- Advertisement -

Sipas këtij dokumenti, Shoqata e Radiologëve të Kosovës kërkon anulimin e plotë të procedurës së konkursit, si masa e vetme efektive për rikthimin e ligjshmërisë dhe besimit në proces, po ashtu e njëjta u bën thirrje institucioneve kompetente që të trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe transparencë, në mënyrë që të garantohen standardet profesionale në sistemin shëndetësor.


- Advertisement -