Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.
Gjatë muajit mars, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 295 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut duke kontaktuar autoritetet në mënyrën më të përshtatshme.
Informacione shtesë për raportimin mund të gjenden në njoftimin zyrtar të policisë.
Kujdes!
Përdorimi i telefonit në kohë të ngasjes mund të sjellë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
