Tifozja Trim Gashi ka reaguar pas humbjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Turqisë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Në një intervistë për emisionin ‘Ora Shtatë’, Gashi tha se Turqia nuk e meritoi fitoren. ‘Si përfundim, kanë bërë një super lojë.
Nuk kisha me thënë që turqit e kanë merituar fitoren, miro në sport luan rol edhe fati.
Nuk dominuan në lojë, por besoj që Kosova kurrë më afër nuk e ka pasur fitoren, dhe ka mundur të bëjë më shumë’, theksoi Gashi.
Ai gjithashtu shtoi se ‘Dardanët’ më mirë po luajnë si mysafirë sesa vendas.





