Montella: Kosova na vuri në vështirësi, trajneri italian falënderon organizimin dhe sportivitetin

Trajneri i Turqisë Vincenzo Montella, ka folur për Klan Kosovën pas ndeshjen me Kosovën në të cilën skuadra e tij triumfoi minimalisht 0:1.

Montella tha se “Dardanët” i vunë goxha në vështirësi. “Kosova na vuri shumë në vështirësi.

Ishim të përgatitur për këtë pasi Kosova ka një skuadër shumë cilësore, por është fat i keq që vetëm një skuadër mund të kalojë në Kampionatin Botëror”, deklaroi për Klan Kosovën strategu italian.


- Advertisement -

Ai falënderoi për organizimin dhe sportivitetit kryetarin e FFK-së Agim Ademin dhe selektorin Franco Foda.

Trajneri italian tha se ata erdhën tek mesi i fushës për t’i uruar.

Turqia biletën për Kampionat Botëror e siguroi pas 24 vjetësh.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *